Sport

Drejtori ekzekutiv i Leverkusenit përjashton largimin e Alonsos

By GAZETA SCANNER 1

March 20, 2024

Drejtori ekzekutiv i Bayer Leverkusen, Fernando Carro, ka përjashtuar të gjithë spekulimet se Xabi Alonso do të largohet nga “Farmaceutikët”.

Carro mes tjerash theksoi se Xabi ka një marrëveshje edhe për dy vite të tjera dhe siç thotë ai, nuk ka një arsye që spanjolli mund të largohet nga klubi gjerman.

“Xabi Alonso ka një kontratë deri në vitin 2026 dhe nuk ka asnjë arsye për të dyshuar se ai do të qëndrojë këtu”, u shpreh Carro.

“Në futboll nuk dihet kurrë se çfarë do të ndodhë, por unë kam shumë besim, ne kemi një marrëdhënie të mirë”.

Alonso e ka drejtuar ekipin e Leverkusenit në 38 ndeshje këtë sezon, duke mos pësuar akoma asnjë humbje në të gjitha garat.

Leverkuseni renditet në vendin e parë në Bundesliga me 70 pikë të grumbulluara nga 26 xhiro, 10 pikë më shumë se Bayern Munchen, që është në pozitën e dytë.