Drejtoresha e Korpusit për Paqe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Carol Spahn, do të qëndrojë sot në Kosovë. Gjatë ditës, Spahn do të takohet me presidenten Vjosa Osmani.
Takimi do të fillojë në ora 15:00, ndërsa do të ketë edhe një deklarim për media.
Përgjatë takimit pritet të diskutohen tema relevante me sigurinë, paqen dhe bashkëpunimin ndërshtetëror Kosovë-SHBA.
Dje, Spahn qëndroi në Shqipëri, ku u takua me presidentin Bajram Begaj.
Begaj përcolli urimet për palën amerikane, e cila ka shprehur angazhimin e saj për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë në zgjerimin e fushës dhe ndikimit të programit të Korpusit të Paqes në vend.