Shkruan: Kimete Berisha
– Sipas Albulena Haxhiut, burgjet e Kosovës i ka marrë në dorë Serbia.
– Sipas ministreshës së drejtësisë, Serbia po i liron nga burgjet e Kosovës të burgosurit shqiptarë dhe po u garanton atyre siguri dhe mbrojtje në Serbi!
– Pasi që kjo e ditka se Serbia i paska pushtuar burgjet e Kosovës, pse nuk e lajmëron rastin në polici…., pse nuk e çon dikë në burgun e Smrekonicës, t’i thotë Serbisë ‘mos i liro të burgosurit shqiptarë’!
– Zyrtarisht Albulena Haxhiu po thotë se Serbia i ka pushtuar burgjet e Kosovës!
– Kjo është e tmerrshme! Është shpallje e luftës! Dhe është diçka edhe më e tmerrshme se lufta me Serbinë… është nxitje e luftës qytetare… sepse, të burgosurit shqiptarë, sipas saj, janë bërë ‘ushtarë’ të Serbisë kundër Kosovës!
– Albin! Kaq keq i ke punët?
– Albulena Haxhiu nuk beson se F.H. është vrarë në Serbi, prandaj është lëshuar në konspiracione dhe pasi që nuk i beson drejtësisë së Kosovës, ka kërkuar hetime ndërkombëtare për burgjet e Kosovës.
– Deri atëherë, sa të vendosin të huajt a është në rregull a jo që Serbia i ka marrë në dorë dhe po i mban peng burgjet e Kosovës, deri atëherë pra Serbia mund t’i mbajë burgjet e pushtuara dhe t’u ndihmojë shqiptarëve të ikin…!
– Kjo qeveri u bë… çmendinë!
– Albulena Haxhiu duhet të shkarkohet jo që është e paditur, por se kjo qenka edhe e luajtur!
P.S. E, në sallonet e schminka-ve, a ka hyrë Serbia!