Rozë

Drejt martesës? Bardhi rrëfen planet për dasmë me Sara Gjordenin

By GAZETA SCANNER

March 18, 2024

Bardhi dhe Sara Gjordeni kanë qenë ndër emrat më të komentuar të kësaj kohe.

Ata u përfolën për marrëdhënien e tyre, për lojën brenda si dhe për disa situata që u zhvilluan.

Për ‘Shqipëria Live’, reperi nga Kumanova ka folur më gjerësisht për zhvillimet e fundit dhe për raportin me modelen e njohur.

Foto: Screenshot/YouTube

Ai u shpreh i lumtur që ka në krah një partnere si Sara si dhe tani po qëndrojnë bashkë në Tiranë.

“Ne po rrimë në Tiranë. Nëna tani po e thërret Sarën. Ka njoftuar familjarët e mi, kam njoftuar familjarët e saj”, u shpreh ai.

Foto: Screenshot/YouTube

Sa i përket planeve për dasmë, artisti shqiptar tha se nuk kanë vendosur akoma se ku do të mbahet.

“Nuk e dimë akoma nëse do e bëjmë në Kumanovë, do shohim”, ka qenë përgjigja e tij.