Lajme

Drashkoviq i quan shqiptarët e Kosovës “politikisht të mençur”, ka disa fjalë edhe për Kurtin

By GAZETA SCANNER 1

March 21, 2024

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd Dushan Janjiç ka folur për Radio Evropa e Lirë, në lidhje me ngecjen e negocatave ndërmjet Prishtinës e Beogradit.

Sipas tij, përshkak të konteksteve edhe gjeopolitike, dritarja e normalizimit të marrdhënëieve ndërmjet Prishtinës e Beogradit do të mbyllet shpejt, duke lëshuar rrugë për tensione, që mund të prfundojnë edhe në konfilkt të armatosut.

“Dialogu ka vdekur” dhe “nuk dihet se si do të përfundojë kjo situatë me nder”, theksoi Janjiç, derisa shprehu shpresën se pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian (PE) në qershor dhe emërimit të ndërmjetësuesve të rinj evropianë në dialogun ndërjmet Kosovës dhe Serbisë, mund të ketë përpjekje të reja për ‘ringjalljen’ e procesit të dialogut.

“Momentalisht, për fat, kemi këtë ndërgjegjësim tek amerikanët dhe te NATO-ja, që kjo situatë duhet të shtensionohet. Për këtë i kanë duart tërësisht të lira dhe mendoj se këtë po e bëjnë me sukses”, deklaroi ndër të tjera Janjiç.

Dritarja për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd do të mbyllet shpejt, duke hapur mundësitë për dhunë, posaçërisht sepse zgjedhjet për PE-në në qershor dhe zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në nëntor të vitit 2024 do ta ngushtojnë perspektivën e arritjes së një marreveshjeje paqeje përmes kompromisit të negociuar.