Lajme

Dramë në RTK, denoncon gazetarja: Thotë se me urdhër të drejtorit iu “konfiksua” kompjuteri dhe sendet tjera

By GAZETA SCANNER 1

November 30, 2023

Gazetarja e Radio Kosovës, Behare Bajraktari, ka dalë me një njoftim publik duke thënë se pasi drejtori Arsim Halili ia ka ndërprerë emisionin shumëvjeçar, tani me urdhër të tij thotë se ia kanë marrë kompjuterin e punës dhe gjësendet e saj personale.

Ajo thotë se ka mbetur pa emision, pa zyrë e pa kompjuter, anipse thekson se ka kontratë të përhershme me RTK.

Këtë rast gazetarja Bajraktari tha se e ka denoncuar edhe në polici.

“Që prej se punoj në RTK ky është një prej terroreve më të mëdha ndaj meje si gazetare, duke më kërcënuar dhe shantazhuar në këtë formë dhe formave të tjera.Që prej pasluftës ku gazetarët ballafaqoheshin me masa të rënda, këto janë masat më të dhunshme ndaj gazetarëve dhe ndaj grave për t’ua mbyllur gojën. Rastin e kam denoncuar në polici tashmë”, ka deklaruar ajo.