Sport

Dramë në fund, Drita nuk ka fat, eliminohet nga një penallti e minutës së 23-të shtesë

By GAZETA SCANNER 1

August 03, 2023

Drita është eliminuar nga raundi i dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Ekipi kosovar pati short tejet të vështirë, teksa u përball me ekipin çek, Viktoria Plzen.

Ndeshja e parë në udhëtim shkoi mirë për “Intelektualët”, por jo edhe e dyta.

Në “Fadil Vokrri” gjilanasit u mundën minimalisht 1:2 nga ekipi çek.

Fillimisht Durosinmi realizoi në minutën e 76-të, kurse rezultati u barazua nga Blerim Krasniqi në minutën e dytë shtesë.

E në minutën e 23-të shtesë, Albert Dabiqaj e preku topin me dorë në zonë dhe gjyqtari akordoi penallti për mysafirët.

Nga 11-metërshi i saktë u tregua Jirka që e kualifikoi tutje Viktoria Plzenin.

Kësisoj, Drita përshëndetet nga garat evropiane të këtij sezoni, por përkundër kësaj, ekipi gjilanas tregoi paraqitje dinjitoze ndaj një ekipi shumë më të fortë.