Sport

“Drama” e Ligës Ballkanike i takon Pejës

By GAZETA SCANNER 1

February 29, 2024

Peja e ka mposhtur Sigal Prishtinën, në dramën e zhvilluar në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë në kuadër të Ligës Ballkanike.

Skuada e Rami Hadar, e vulosi ndeshjen në fund.

Kur rezultati ishte 83:84 për kryeqytetasit një episod që përfshiu Sirkon shkaktoi polemika.

Madje, nga topi i humbur i Sirkos, Peja shënoi dy pikë për 85:84 kur kishin mbetur edhe tre sekonda lojë.

Skuadra nga kryeqyteti, më pas tërhoqi ekipin në shenjë pakënaqësie për t’u rikthyer më pas.

Ekipi pejan shënoi dy pikë nga gjuajtjet e lira pas teknikeve që morën prishtinasit dhe në fund triumfuan me rezultatin 87:84.

Me këtë fitore, Peja tani ka katër fitore dhe një humbje , kurse Prishtina tri fitore e dy humbje.