Këngëtari Drake është përkujdesur për një fanse të tijën.
Ai derisa ishte në një koncert në Kansas City i ka premtuar fanses së tij se do t’ia paguajë shtëpinë e nënës së saj e cila ka vdekur.
Ky premtim i tij erdhi pasi 37-vjeçarit iu dorëzua një shënim nga një person në rreshtin e parë të koncertit të tij.
Në letër i kërkohej ndihmë që të paguante shumën e parave që i kishte mbetur nënës së fanses së tij pa e paguar pasi kishte vdekur.
“Këto janë shumë para këtu. Por ti e di çfarë, unë do të paguaj shtëpinë e mamasë për ty”, premtoi Drake ndërsa publiku brohoriste, shkruan People.