Lajme

Drafti i Ramës për Asocacionin, reagon opozita

By GAZETA SCANNER 1

June 08, 2023

Paraditen e sotme kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi se ka dërguar një Draft për Asociacionin në Paris dhe Berlin tek Macron e Scholz.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe deputeti i PDK, Enver Hoxhaj, ka komentuar draft-statutin për Asociacionin, ku dhe ka deklaurar se përpjekja e kryeministrit shqiptar sipas tij ka për qëllim të ndihmojë Kosovën.

“Unë mendoj që Rama me propozimin e tij po bënë përpjeke që t’i mbush interesat e shteti të Kosovës në një kohë që është kritike dhe assesi që t’i dëmtoj këto interesa. Frika ime është që mënyra se si Kurti është duke menaxhuar situatën në veri të vendit ne mund të lëvizim drejtë një protektorati të plotë i cili si produkt mund të ketë një autonomi territoriale”, ka thënë Hoxhaj.

Ndërkohë, kjo deklaratë e kryeministrit Rama nuk është prtur mirë nga një pjesë tjetër e deputetëve.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka reaguar duke thënë kompetente për propozimin e statutit dhe menaxhimin e raporteve me ndërkomëbtarët është Qeveria e Kosovës dhe asnjë Qeveri e ndonjë vendi tjetër.

“Të jemi të qartë e të saktë; kompetent për propozimin e statutit të asociacionit, si dhe menaxhimin me partnerët ndërkombëtarë, është vetëm Qeveria e Kosovës, askush tjetër, asnjë Qeveri e ndonjë vendi tjetër”, ka shkruar Gashi.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=793467032139183&id=100044276804057&mibextid=Nif5oz