Shtetet kyçe të BE-së po kërkojnë progres të prekshëm nga Kosova sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në këmbim të përkrahjes për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Lidhur me këtë çështje, në mënyrë aktive është marrë Gerald Knaus nga “ESI”, shkruan Gazeta Express.
Në një diskutim në “X”, Knaus ka thënë se Drafti i propozuar në majin e vitit 2023 nga Ekipi Menaxhues që drejtohej nga Danijela Vujicic do të gjendej që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, bazuar në gjykimin e vitit 2015, prandaj sipas tij, dërgimi i këtij drafti në Kushtetuese do të ishte humbje kohe.
Ai tutje ka thënë se ajo çfarë duhet urgjentisht, është një propozim ndryshe që vjen nga komunat me shumicë serbe.
“Ata e kanë të drejtën kushtetuese për një gjë të tillë”, ka shkruar Knaus më 30 prill.
Pastaj Knaus thotë se secili propozim mund të vlerësohet nga Gjykata Kushtetuese- edhe pse Gjykata kushtetuese ndoshta mund ta hedh poshtë poshtë si të papranueshëm.
“Por le të vendos Gjykata” shkruan ai në X.
Knaus tutje ka thënë se bllokimi i anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës nuk sjell përfitime për minoritetet.