Askush si Borussia Dortmund në Botë në këtë 2023. Skuadra e Terzic duket se pas Botërorit ka futur një marsh nga ato për ultrashpejtësi dhe ka fituar 10 ndeshje radhazi në të gjithë kompeticionet.
10 fitore radhazi nga të cilat 7 kanë ardhur në Bundesliga, dy në Kupën e Gjermanisë dhe 1 në Champions League ndaj Chelsea-t.
Edhe sonte, skuadra verdhezi ka arritur të mposhtë një kundërshtar aspak të lehtë si Leipzig, duke siguruar rezultatin që në pjesën e parë me golat e Reus dhe të Emre Can. Një penallti e fituar nga kapiteni Reus ka qenë vendimtare për të hapur rezultatin pasi portieri kundërshtar e pengoi. Vetë ai u prezantua nga 11-të metra duke shënuar.
Me golin e shenuar sonte, Marco Reus eshte tashme futbollisti i dyte me me shumë gola në historinë e Dortmund pas Michael Zorc. Pas tij, do të vijë edhe goli i Emre Can që me një goditje “të piset” nga jashtë zonë do të befasojë portierin kundërshtar.