Lajme

“Dorëzohem vetëm i vdekur”, a e mendoi Ministri i Mbrojtjes dorëheqjen pas raportimeve për mungesë të ushqimit në FSK?

By GAZETA SCANNER 1

October 14, 2024

Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes, ka qenë i ftuar sonte në “Pressing” të T7.

Gjatë ditës opozita ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme për çështjen e ushqimit të pjesëtarëve të FSK-së.

pyetur nëse në situatën për mungesë të ushqimeve në FSK e ka menduar dorëheqjen, ministri tha:

“Unë kur marrë një detyrë nuk e mendoj dorëheqjen kurrë, mund të shkarkohem, e dorëzohem vetëm i vdekur. Dorëheqje nuk jap para asnjë sfide. Kjo është sfidë e parashikuar, përderisa është e parashikuar është e menaxhueshme”, tha Maqedonci në Pressing.

“Së bashku me gjeneral Jasharin dhe stafin e Ministrisë së Mbrojtjes jemi duke u angazhuar maksimalisht që këtë çështje ta zgjidhim në afat më të gjatë”, u shpreh Maqedonci.