9.3 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Dorëzimi i ushtarëve, Rusia shpall fitoren në Mariupol: Morëm nën kontroll uzinën e çelikut

- Advertisement -

Luftëtarët e mbetur ukrainas të strehuar në fabrikën e çelikut Azovstal të Mariupolit janë dorëzuar, ka thënë ministria ruse e mbrojtjes.

Ministri Sergei Shoigu i raportoi presidentit Vladimir Putin mbrëmë se fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol është çliruar plotësisht nga luftëtarët ukrainas.

Ministria tha se grupi që ishte dorëzuar përbëhej nga 531 persona, shkruan SkyNews.

“Territori i uzinës metalurgjike Azovstal është çliruar plotësisht”, tha ministria në një deklaratë.

Azovstal konsiderohej të ishte bastioni i fundit i madh në qytetin e rrethuar të Mariupolit dhe ishtepër shumë javë simbol i rezistencës ukrainase.

Qyteti port jugor ka qenë objektiv kyç për Putinin, pasi kapja e tij do të krijonte një korridor tokësor midis Krimesë së aneksuar dhe rajoneve të kontrolluara separatiste pro-ruse të Luhansk dhe Donetsk, të njohura si Donbas.

Braktisja e plotë e bunkerëve dhe tuneleve të uzinës së bombarduar nënkupton fundin e rrethimit shkatërrues.

“Objektet e nëndheshme të ndërmarrjes, ku fshiheshin militantët, ranë nën kontrollin e plotë të forcave të armatosura ruse”, thuhet në deklaratën ruse, duke shtuar se gjithsej 2,439 mbrojtës janë dorëzuar në ditët e fundit. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit