Presidentja e Universitetit të Harvardit, Claudine Gay, ka dhënë sot dorëheqje nga ky post.
Largimi i saj pas vetëm tetë muajsh në krye të kësaj detyre vjen pas dëshmisë së saj në Kongresin Amerikan lidhur me antisemitizmin e pranishëm në kampus, por edhe pas akuzave për plagjiaturë në punimet e saj.
Ajo kishte refuzuar t’i dënonte thirrjet për gjenocid ndaj hebrenjve që ishin bërë në kampus, duke thënë që kërcënime të tilla nuk përbënin ngacmim, për çfarë mori një numër të madh kritikash.
“Me zemër të rënduar por me dashuri të thellë për Harvardin shkruaj për të njoftuar që do të largohem si president”, ka thënë ajo në një komunikatë të martën.