Lajme

Dorëhiqet kreu i Asamblesë Komunale në Zubin Potok, synohet pengimi i betimit të kryetarit të ri, Izmir Zeqiri

By GAZETA SCANNER 1

May 09, 2023

Slavisha Bishevaç, deri sot kryetar i Asamblesë Komunale në Zubin Potok ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Shkak për këtë duket të jetë pengimi i betiit të kryetarit të ri, Izmir Zeqiri, përcjell lajmi.net.

Siç transmeton portali serb që operon në Kosovë, “Kossev”, tha se atij konform ligjeve në fuqi i është thënë të thërrasë seancën për betimin e kryetarit, që ka shtyer deri te dorëheqja.

“Dëshiruam që ta ndalojmë marrjen e detyrës nga kryetari i ri, duke dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit, i cili duhet ta thërrasë kuvendin. Në këtë mënyrë duam të pengojmë që kryetari i ri të marrë detyrën në Zubin Potok, ku shumica absolute e popullsisë janë serbë”.

Ndërkaq, këshilltarët e Kuvendit Kumunal në Zubin Potok nga ky subjekt politik nuk kanë dhënë dorëheqje. Ata vetëm kanë paralajmëruar se do të dorëhiqen nëse zgjidhet zyrtarisht kryetari i ri i Zubin Potokut.

“Edhe ata do të japin dorëheqje nëse zyrtarisht zgjidhet kryetari i ri, gjegjësisht nëse krijojnë shumicën dhe organizojnë një seancë të kuvendit pa ne”, njoftuan nga kjo iniciativë.