9.6 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Dorëheqjet e policëve në veri, Policia njofton se ua ka pranuar dorëheqjen 80 prej tyre

- Advertisement -

578 zyrtarë policorë kanë ofruar dorëheqje nga pozitat e tyre në Policinë e Kosovës në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Kështu ka thënë ditë më parë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. 

Por, Policia e Kosovës sot ka bërë të ditur se janë miratuar vetëm dorëheqjet e 80 prej tyre.

Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate nga Policia e Kosovës.

“Referuar analizës së pakove të dorëheqjeve nga PK-ja dhe informacioneve zyrtare të pranuar nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) lidhur me rastet e hapura penale/apo administrative në proces, ka rezultuar se tetëdhjetë (80) zyrtarëve të përfshirë në listën e njoftimit të dorëheqjeve iu është pranuar dorëheqja. Ndaj të njëjtëve ka vazhduar procesi i njoftimit dhe lëshimi i vendimit mbi dorëheqjen.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në njoftim thuhet se Policia e Kosovës (PK), referuar interesimit të mediave dhe në vazhdën e njoftimit të opinionit publik, lidhur me paraqitjen e dorëheqjeve të punonjësve policorë të komunitetit serb, ju informon se: Pas pranimit të pakove të dorëheqjeve nga punonjësit policorë, Policia e Kosovës sipas legjislacionit në fuqi, përfshirë Ligjin për Policinë Nr. 04/L-076, Ligjin Nr. 03/L-212 i Punës, Udhëzimin Administrativ Nr.01/2021 për Marrëdhënien e Punës në Policinë e Kosovës, Udhëzimin Administrativ Nr.04/2019 për Shkeljet, Masat dhe Procedurat Disiplinore në Policinë e Kosovës si dhe procedurave standarde të operimit, ka vazhduar trajtimin dhe shqyrtimin e të gjitha njoftimeve/kërkesave për dorëheqje.

“Procesi i pakove të dorëheqjeve për punonjësit e tjerë është duke vazhduar sipas procedurave dhe afateve ligjore në fuqi, të njëjtat janë në proces të analizës dhe shqyrtimit, përderisa punonjësit e tjerë në proces, do të ftohen për kompletimin dhe vazhdimin e procedurave të mëtejme. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, ku për të gjitha procedurat e mëtejme rreth këtij procesi do t’iu mbajë të informuar.”, ka njoftuar Policia.

578 zyrtarë policorë kanë ofruar dorëheqje nga pozitat e tyre në Policinë e Kosovës në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Kështu pati njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media të mbajtur bashkë me kryeministrin e Kosovës, pas zhvillimeve në veri të vendit.

Ai kishte theksuar se nga 578 dorëheqjet e ofruara, 461 janë nga policët e rendit, 107 nga Policia kufitare dhe 10 nga hetuesia.

“Zhvillimet e fundit kanë shqetësuar shumë nga ju. Më lejoni të ju njoftoi e deri më tani në Policinë e Kosovës në zonën e drejtorisë rajonale të Mitrovicës veri dhënë stacionet përkatëse janë pranuar njoftime nga stafi i komunitetit serb. Zyrtarisht janë paraqitur dorëheqje. Dorëheqjet po vijnë pas kërcënimeve e shantazheve të cila rrezikojnë edhe ekzistencën e këtyre zyrtareve nëse nuk japin dorëheqje”, ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit