Lajme

“Dorasi e ka pranuar se u pagua nga Naim Murseli për vrasjen e bashkëshortes së tij”

By GAZETA SCANNER 1

December 01, 2023

Granit Plava, raportohet nga “Paparaci” se është i dyshuari që u porosit nga Naim Murseli për vrasjen e bashkëshortjes së këtij të fundit, Liridona Murseli.

Ky medium po ashtu raporton se Plava ka pranuar krimin para policëve, dhe ka deklaruar që është paguar për këtë.

Mes tjerash, raportohet se Plava dhe Murseli janë bashkëfshatarë.

Ndërkohë, tashmë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka konfirmuar se njëri nga të arrestuarit për vrasjen e Liridona Murselit, është bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Këtë ajo e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook.

“Me punë intesive, angazhim dhe bashkëpunim ndërmjet policisë dhe prokurorisë, janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen për vrasjen e gruas në Prishtinë. Njëri nga personat e arrestuar është bashkëshorti i të ndjerës Liridonës, i cili ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje.” – ka thënë ajo.