Lajme

Doracaku i MAShT-it, Agani: Jam kundër edukatës seksuale sipas këtij modeli

By GAZETA SCANNER 1

November 13, 2024

Ferid Agani nga Lista për Familje ka thënë se është kundër edukatës seksuale në shkolla me këtë model të MAShT-it.

Agani në emisionin “Këndi i Debatit” tha se me paraqitjen publike të këtij doracaku është parandaluar një e keqe e madhe.

“Unë jam kundër edukatës seksuale në shkolla në pajtim me këtë model i cili është ofru…Jemi duke folur për këtë model, edukim dhe arsimim kurrë nuk ka mjaftë. Jam për edukatë seksuale dhe edukatë fetare për nxënës, por jo kontrabandim të koncepteve pa debat publik. De-facto është parandaluar një e keqe e madhe në shoqërinë tonë me paraqitjen publike të këtij doracaku, e njëjta ka qenë më rastin e shkollës “Elen Gjika” dhe përpjekjes për të involvuar prindërit si prindëri 1 dhe 2. Bëhet fjalë për metoda perfide të futjeve të koncepteve të veçanta, thash edhe një herë sociale deri politike pa debat publik. Kjo është e keqja e kësaj pune, pa debat publik”, ka thënë ai.

Doracaku në të cilën parashihet edukimi seksual dhe shëndeti riprodhuese i bërë në vitin 2023 ka ngjallur reagime të shumta. Pasi në këtë doracak parashihet që nxënësit e shkollave fillore për 5 minuta të ketë të drejt prekjen e shokut/ shoqes së klasës  në të gjithë trupin.

Ndërsa  MAShT deklaron se nuk ekziston një kurrikulë e veçantë për këtë temë, as tekste shkollore që e trajtojnë atë siç është raportuar.

Në një njoftim për media, MAShTI sqaroi se edukimi seksual trajtohet si një çështje ndërkurrikulare në kurrikulën arsimore të Kosovës dhe përfshihet në lëndë të ndryshme mësimore nga perspektiva shkencore, shëndetësore dhe shoqëroro-kulturore, për të mbrojtur fëmijët dhe të rinjtë nga rreziqet që mund të dëmtojnë shëndetin e tyre.