Lajme

Donika Gërvalla me akuza nga “Istogu Channel”: LDK-ja lidhjet më të fuqishme i ka me Sami Lushtakun

By GAZETA SCANNER 1

February 13, 2024

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka drejtuar akuza të rënda ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ajo në Istogu Channel, ka thënë se LDK-ja lidhjet e fuqishme i ka me Sami Lushtakun.

“Unë mendoj që LDK-në nuk e ndëshkoi PDK-ja, as Guxo, as VV. E ndëshkoi shkelja e premtimeve, dhe largimi nga rruga që pritet nga votuesi. Asgjë sot në LDK, ata edhe emrin nuk duan ta kenë LDK-në, por Rruga e re, Lidhja. Lidhjet më të fuqishme ata i kanë me Sami Lushtakun”, tha ajo.

Pas ndërhyrjes me habi nga moderator, ajo ndërhyn sërish.

“Po bëni si i befasuar, unë mendoj që LDK-ja në formën që ka ekzistuar dhe në formën që sot kërkohet nga votuesi i LDK-së, nuk ekziston”, tha ajo.