Rozë

Donaldi ka dy fjalë për Romeon

By GAZETA SCANNER 1

January 14, 2024

Binjakët e njohur, Donald dhe Romeo Veshaj përsëri u ndan nga njëri-tjetri, por arsyeja e ndarjes është e njëjtë si ajo e dy vite më parë. Pas shumë aludimesh, mbrëmë, Romeo u bë banor i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother Vip Albania.

Ai filloi këtë aventurë të re, ndërsa vëllai i tij Donaldi ka shkruar disa fjalë të ndjeshme për binjakun e tij në këtë rrugëtim që fillimisht e nisi vet ai.

Kam thene gjithmone qe “Big Brother” eshte eksperienca me e veshtire qe mund te perjetosh. Nuk e dija qe te shohesh nga jashte vellain, gjysmen time, qenka shume me e veshtire. suksese zemra ime!”, ka shkruar Donaldi në Instagram.

Kujtojmë se Donaldi ishte protagonisti kryesor i BBVA1, rreth dy vite më parë. Ai arriti të shkoj deri në finale, madje theu edhe rekorde të shumta. Mirëpo, çmimin e madh nuk e arriti, përkundër zemrave të miliona ndjekësve që i fitoi gjatë kësaj eksperience.