Ballina

Donald Trump e quan të çmendur prokurorin Jack Smith, i cili përndjeku atë dhe Thaçin

By GAZETA SCANNER

January 05, 2025

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, në një reagim në rrjetin e tij social “Truth“, është marrë përsëri me prokurorin Jack Smith, i cili nga shumëkush vlerësohet si prokuror i cili ndjek agjendat e caktuara politike dhe jo drejtësinë.

Presidenti Trump e ka ripërsëritur atë që e ka thënë para pak javësh, ku tregon se Jack Smith po kthehet në Hagë, pasi humbi rastet ndaj tij.

Prokurori Jack Smith ishte njeriu kryesor i cili e sabotoi takimin mes presidentit Hashim Thaçi dhe presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

“Ndërsa Jack Smithi çmendur u ‘dërgua i paketuar’ në Hagë, pasi humbi të gjitha rastet e tij të prodhuara politikisht kundër meje”, ka shkruar ndër të tjera Trump në llogarinë e tij në “Truth”.

Para pak javësh Trump e cilësoi si person të rrezikshëm prokurorin Jack Smith, duke theksuar qartë se kthimi i tij në Hagë është hap i rrezikshëm sepse ai paraqet rrezik edhe atje.