Rozë

Don Xhoni ka një lajm të keq për fansat e tij

By GAZETA SCANNER 1

September 28, 2024

Reper i njohur, Don Xhoni më herët njoftoi se kënga “Katana” do të publikohet sot në ora 18:00.

Por, kjo gjë ka dështuar, sepse siç tha ai, nuk ka arritur ta përfundojë videoklipin.

“Katana nuk lansohet sot për shkak që videoklipi nuk është arritur të përfundohet ende. Pritja ka me ia vlejt. Këto ditë iu lajmërojë për datën e re”, ka shkruar tutje reperi.