Sonte në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas do të fillojë festivali tashmë tradicional, “Muaji i Mërgatës”, raporton Scanner.
Në një njoftim në Facebook, jepen detaje për organizimin, ndërkaq thuhet se do të performojë artisti nga Drenasi, Don Xhoni.
Njoftimi i plotë:
Nga ora 18:00 në shesh, të pranishmit mund të marrin shërbim nga shtëpizat e improvizuara, ndërsa në ora 20:00 do të behët hapja zyrtare e këtij eventi, ku me një fjalë rasti do t’i drejtohet të pranishmëve kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci.
Nga ora 20:15 do të fillon koncerti, kurse në ora 21:00 skenës së festivalit do t’i bashkëngjitur, artisti nga Drenasi, Don Xhoni.
Festivali “Muaji i Mërgatës 2022” do të nis sonte me datë 20.07.2022 dhe do të zgjas deri me datën 20.08.2022.Ju mirëpresim!