Lajme

Doktorët e Kardiologjisë me aktakuza, reagon SHSKUK-ja!

By GAZETA SCANNER 1

July 09, 2024

Qendra Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), është njoftuar  lidhur me inicimin e procedurës penale për drejtorin e Klinikës së Kardiologjisë dhe një shefit të njësisë të po kësaj klinike.

QKUK, rastin do ta trajtojë konform legjislacionit në fuqi, përmes sektorit të burimeve njerëzore.

I sigurojmë të gjithë, se do të veprohet bazuar në legjislacionin në fuqi, lidhur me këtë rast!

Ndryshe, Indeksonline raportoi dje se drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë, dr. Lulzim Kamberi dhe dr. Edmond Haliti, shef shërbimit u është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për shkak të cenimit të të drejtave në marrëdhënie të punës nga neni 218, lidhur me nenin 31 të Kodit penal 06/L-074 te Republikës së Kosovës.