Lajme

Dogana parandalon kontrabandimin e fishekëve luftarak

By GAZETA SCANNER 1

August 28, 2023

Oficerët e doganës në Vermicë kanë arritur të kapin një sasi të konsiderueshme municioni gjatë një tentimi për të kryer kontrabandë në territorin e Kosovës.

Sot, rreth orës 11:00 në pikën kufitare të Vërmicës, oficerët doganor kanë vënë re një automjet (që vinte nga Republika e Shqipërisë) dhe që po përpiqej të shmangte kontrollet.

Qëllimi i shoferit ishte evident pra shmangja e kontrolleve të dokumentacionit dhe fizike të kryera nga autoritetet doganore. Pas ndalimit të automjetit, u dha urdhër për të kryer një kontroll në vijën e dytë të kontrollit doganor. Përpara oficerëve drejtuesi i automjetit ka deklaruar se nuk kishte asgjë në mjetin e tij.

Megjithatë, pas një kontrolli të kujdesshëm të automjetit, së bashku me ndihmën e zyrtarëve të policisë që ishin të pranishëm gjatë këtij kontrolli, u zbulua mallrat e ndaluara që ishin fshehur me kujdes në pjesën e pasme të mjetit pranë këmbëve të pasagjerit.

Konkretisht, u gjetën 577 copë fishekë për armën tip AK-47.

Pas zbulimit të kësaj sasie të municioni, automjeti u dërgua për një skanim të thelluar në doganën e Shqipërisë. Për të siguruar një kontroll më të hollësishëm, u përdor edhe fibroskopi, por nuk u gjet asgjë tjetër të dyshimtë.

Municioni i zbuluar është konfiskuar dhe së bashku me rastin i është transferuar Policisë së Kosovës për hetime të mëtejshme.