6.6 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Dogana largon 9 zyrtarë nga puna, këta janë emrat

- Advertisement -

Nëntë zyrtarëve doganor u larguan nga puna sot, pas një vendimi që ka marrë Dogana e Kosovës.

Ilir Bobi, Dritëro Zeka, Dritan Hasimja, Miljan Vidosvljeviq, Hekuran Dana, Jeton Berisha, Besart Mala, Artan Oseku, janë emrat e 9 zyrtarëve që u larguan nga puna, shkruan Gazeta Insajderi.

Dogana e Kosovës ka njoftuar se arsyeja e largimit nga puna ka qenë sepse ata kanë bërë shkelje të rënda të Kodit të Mirësjelljes.

“Bazuar në hetimet e brendshme dhe procedurën e zhvilluar disiplinore, zyrtarët në fjalë fillimisht janë suspenduar, ndërsa pas zhvillimit të një procesi disiplinor dhe bazuar në provat e administruara është vendosur për shkëputje përfundimtare të marrëdhënies së punës.

Provat e administruara janë të qarta për të dëshmuar se veprimet dhe mosveprimet e zyrtarëve në këtë rast janë të dënueshme dhe paraqesin shkelje të rëndë të Kodit të Mirërsjelljes.

Dogana e Kosovës është e përkushtuar në shërbim të interesit publik dhe të gjithë zyrtarët doganor duhet me përgjegjësinë më të lartë të përmbushin detyrat dhe misionin e Doganës së Kosovës, që i shërben mbrojtjes së qytetarëve dhe ekonomisë së Kosovës. thuhet në njoftimin e doganës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit