Këshilla mjekësore

Dobitë shëndetësore nga lakra

By GAZETA SCANNER

September 28, 2024

Për shekuj me radhë lakra është konsideruar si një ilaç natyral tepër efektiv. Shumëllojshmëria e lakrës në treg arrin në më shumë se 100 lloje, të gjitha me veti të mëdha shëndetësore. Lakra është një burim i vërtetë vitaminash e molekulash antioksiduese.

Lakra mundet ta përmirësojë presionin e gjakut, të zbusë inflamacionin e zorrëve dhe proceseve të ndryshme të inflamacionit. Këto janë mënyrat në të cilat mund ta përdorni lakrën si ilaç natyral.

Nëse pini një gotë ose dy gota me lëng të freskët nga lakra e papërpunuar për çdo ditë mes shujtave, mund ta zgjidhni problemin me diarrenë ose me inflamacionin e zorrëve. Tri gota me lëng të freskët të lakrës në ditë janë ilaçi më i mirë për ulcerë në lukth.

Për shkak të sasisë së madhe të kripërave minerale, vitaminave dhe klorofilit, u rekomandohet personave anemikë që ta hanë të papërpunuar ose të përgatitur në avull, si dhe çdo ditë t’i pinë dy gota me lëng të shtrydhur.

Dhimbjet e kokës së shkaktuara nga dehja e një nate më parë mund të zbuten me pirjen e 2 deri në 4 decilitrave me lëng të lakrës turshi në stomak të zbrazët.