Ballina

“Do të merret me korrupsionin e nivelit të lartë – Organ brenda Prokurorisë, jo i Qeverisë“ – Përparim Gruda tregon planin e PDK-së për Byronë Kombëtare të Hetimeve

By GAZETA SCANNER

January 08, 2025

Përparim Gruda nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se ka dallim koncepti i Byrosë së Lëvizjes Vetëvendosje, me konceptin e propozuar nga PDK.

Gruda në “Pressing” të T7, ka thënë se VV do që të krijojë një organ administrativ që dirigjohet nga Kuvendi, jashtë sistemit prokurorial.

Ndërkaq, koncepti i PDK-së për Byronë Kombëtare të Hetimeve krijon në byro brenda sistemit prokuorial.

Kjo siç thotë Gruda për luftimin e korrupsionit të lartë në politikë, por edhe në sistemin e drejtësisë.

“Byroja aktuale e propozuar nga VV është konceptuar si organ administrativ q është në varësi të Kuvendit të Kosovës për të pasur mundësi dirigjii. Koncepti jonë është, hetimi, gjykimi nuk ka lidhje me politikën, prandaj Byroja Kombëtare e Hetimeve nuk është organ administrativ, por brenda Prokurorisë”.

“Kjo byro do të merret me nivelin e korrupsionit të lartë, në dy aspekte. Korrupsionin e lartë politik dhe brenda sistemit të drejtësisë. Ky është organ brenda Prokuororisë”, ka thënë ai. /