Rozë

“Do të bëhem gjyshe”, reagon nëna e Justin Bieber pasi çifti njoftoi se po presin fëmijë

By GAZETA SCANNER 1

May 10, 2024

Modelja e njohur, Hailey Bieber dhe këngëtari Justin Bieber, janë në pritjen e parë të ëmbël.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Hailey përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, ku ka ndarë disa fotografi dhe një video përkrah Justin Bieber.

Pas publikimit të lajmit ka reaguar edhe nëna e yllit Justin Bieber, Pattie Mallette e cila dukej shumë e lumtur se do të bëhet gjyshe.

“Bebeja Bieber po vjen, do të bëhem gjyshe! Zemra ime është kaq plot, çfarë aventure emocionuese”, ka shkruar Pattie Mallette.