Rozë

Do jetë pjesë e “Big Brother VIP 4”? Ja çfarë deklaron Cozman

By GAZETA SCANNER 1

July 11, 2024

Ai është një ndër reperët më të komentuar në showbiz-in shqiptar. Është fjala për Cozman, i cili ka qenë shumë i përfolur për lidhjen e tij të mëparshme me Tunën, por edhe për afërsinë që ata kanë së fundmi.

Por jo vetëm kaq, Cozman është përfolur edhe si personazh që mund të bëhet pjese e reality show si “Big Brother”, në Shqipëri apo edhe Kosovë.

Teksa ishte i ftuar ditën e djeshme në “Pushime on Top”, së bashku me mikun e tij, Skerdi, Cozman komentoi lajmet e fundit që janë shkruar për të nëpër portale të ndryshme.

Mes të tjerave, për pyetjen nëse e ka konfirmuar pjesëmarrjen në edicionin e katërt të spektaklit, Cozman tha se ftesën e ka marrë më shumë se 5 herë, por e ka refuzuar.

“5 oferta kam refuzuar. ‘Big Brother Albania’, ‘Big Brother Kosova’”-u shpreh Cozman.