Lajme

Djemve të policit, heroit Afrim Bunjaku, iu ndahet mirënjohje nga presidentja

By GAZETA SCANNER 1

September 25, 2023

Ka nisur mbledhja komemorative në nderim të rreshterit që u vra dje në Veri, Afrim Bunjaku.

Presidentja Vjosa Osmani me të përfunduar fjalimin i ka ndarë mirënjohje dy djemve të të ndjerit.

Atij i është ndarë urdhri postmortem “Hero i Kosovë”, mirënjohje të cilën presidentja ia ka dhënë dy djemve të heroit.

Pas Osmanit, fjalën e ka marrë edhe kryeministri Kurti i cili mes tjerash u shpreh “Nga dje nuk mund të jetë asgjë njësoj dje dolën te gjithat”.

Mbledhja ka nisur me intonimin e himnit shtetëror dhe më pas është mbajtur një minutë heshtje.