Vajzat e Anglisë kanë arritur të kualifikohen për në finale e madhe të botërorit të femrave, pasi mposhtën në gjysmë finale ato të australisë me rezultatin 1-3.
Në minutën e 36, Ella Toone arriti të zhbllokojë rezultatin, me të cilin shkuan në pushimin mes pjesëve. Australia arriti të barazojë me Sam Kerr në minutën e 63, mirëpo 8 minuta më vonë Lauren Hemp i dha përsëri epërsinë Anglisë. Kur australianet po mendonin për rikthimin e rezultatit, Alessia Russo në mintuën e 86 u dha goditjen përfundimtare për 3-1.
Anglinë në finale e pret Spanja, vajzat të cilat mposhtën Suedinë të martën me rezultat 2-1.