Lajme

Djegia e depos me material shkollor afër Fushë Kosovës, policia e dërgon në stacion një person të dyshuar

By GAZETA SCANNER 1

July 29, 2024

Është dërguar në stacion të policisë një person i cili dyshohet se nga pakujdesia kishte ndezur një zjarr dhe ka djegur një depo me material shkollor, në Miradi e Epërme të Fushë Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se rasti ka ndodhur gjatë mesditës së djeshme dhe se zjarri kishte dalë nga kontrolli.

Ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se nga pakujdesia kishte ndezur një zjarr i cili ka dal jashtë kontrollit dhe ka djegur depon me material shkollor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.