Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë e tij në Gjakovë.
Sipas policisë, djali ka rrahur babanë e tij për shkak të një mosmarrëveshje për një pronë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë / 17.02.2024 – 20:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje pronësore dyshohet se e ka sulmuar fizikisht babain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.