Lajme

Djali i Hashim Thaçit kujton fitoren e 2014-ës: S’ka politikan që ka fituar zgjedhje më shumë në dy dekada liri

By GAZETA SCANNER 1

June 08, 2024

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka postuar një fotografi me ballinat e gazetave pas zgjedhjeve të 8 qershorit 2014 ku kishte fituar Partia Demokratike e Kosovës.

Endrit Thaçi ka thënë se këto kishin qenë zgjedhjet e shtata me radhë që i kishte fituar babai i tij Hashim Thaçi, duke shtuar se s’ka politikan në Kosovë që ka fituar më shumë zgjedhje në mbi dy dekada liri.

“Jam krenar me ty bab”, ka shkruar Endrit Thaçi.