Lajme

Djali e kërcënoi me thikë babain e tij në Fushë Kosovë, Policia e arreston dhe i gjen drogë

By GAZETA SCANNER 1

January 28, 2024

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka kanosur me thikë babain e tij në Fushë Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh të PK-së, gjatë kontrollit në dhomë e djalit janë gjetur edhe 19 gramë marihuanë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

“DHUNË NË FAMILJE- Fushë Kosovë / 27.01.2024 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka kanosur me thikë babain e tij viktimën mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të dhomës së të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar 19 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”