Lajme

Ditëlindja e Mbretit Charles III, Haradinaj uron ambasadorit britanik dhe i bashkohet festës

By GAZETA SCANNER 1

June 19, 2024

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i është bashkuar festimeve të organizuara nga ambasada britanike në rastin e ditëlindjes së Mbretit Charles III.

U bashkova sot në festën e organizuar nga Ambasada Britanike me rastin e Ditëlindjes së Madhërisë së Tij, Mbretit Charles III. Në festim të ditëlindjes së Mbretit, me Ambasasorin Jonathan Hargreaves ndamë edhe urimet për thellimin mëtejshëm të miqësisë mes dy vendeve tona”, shkroi Haradinaj në Facebook.