Sot po shënohet dita ndërkombëtare e fotografisë, derisa lidhur me këtë, kryeministri Albin Kurti ka vlerësuar lartë fotografët shqiptarë.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i Qeverisë thotë se fuqia e fotografisë është e madhe.
“Ishin fotografët që përmes fotografive dëshmuan para botës vuajtjet e maltretimet, vrasjet e masakrat mbi popullin shqiptar nga shteti i Serbisë”, shkruan Kurti.
“Po ashtu, ishin fotografët ata që kapën shumë momente gëzimi e fytyra të qeshura në Kosovën tonë të lirë”, ka theksuar mes tjerash kryeministri në reagimin e tij.
https://www.facebook.com/share/p/vFGLQWhPS4MdfJuh/?mibextid=oFDknk