Lajme

Dita e Çlirimit: Nesër në Prishtinë parakalojnë 1 500 ushtarë të FSK-së

By GAZETA SCANNER 1

June 11, 2024

Nesër shënohet 25-vjetori i Ditës së Çlirimit të Kosovës.

Në 25-vjetorit, përveç një seance të Kuvendit të Kosovës, është paraparë edhe një parakalim i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Siç raporton Tëvë1, në Ditën e Çlirimit do të parakalojnë 1.500 ushtarë të FSK-së.

“1500 do të jetë numri i pjesëtarëve të FSK-së që do të parakalojnë në shesh me rastin e përvjetorit të Ditës së Çlirimit” – thuhet nga Ministria e Mbrojtjes.