Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka kaluar në finale të “Paris 2024”, në kategorinë -52 kilogramë.
Në finale, Disi do të përballet me xhudisten nga Uzbekistani, Diyora Keldiyorova pas orës 18:15.
Ajo do të tentojë revanshin ndaj uzbekistanes, pasi në karrierë është përballur vetëm një herë me të ku ka pësuar humbje.
Disi tashmë ia ka siguruar Kosovës medaljen e parë Olimpike, e që është në luftë për të Artën.