Botë

Disa persona merren peng nga një burrë brenda një kafeneje në Holandë

By GAZETA SCANNER 1

March 30, 2024

Disa persona janë marrë peng në një kafene të njohur në një qytet lindor të Holandës, tha policia.

I dyshuari hyri në ambientet e Cafe Petticoat, në Ede, herët në mëngjes duke kërcënuar se do të hidhej në erë, raportojnë mediat lokale, shkruan BBC.

Policia holandeze konfirmoi se tre persona janë liruar, por tha se “situata nuk ka përfunduar ende”.

Banorët në rreth 150 shtëpi përreth zonës janë evakuuar dhe qendra e qytetit është mbyllur.

Sipas policisë, për momentin nuk ka të dhëna për motive terroriste.