Sport

Disa akse rrugore do të mbyllen përkohësisht nga sot deri më 17 prill

By GAZETA SCANNER 1

April 14, 2024

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga sot deri më 17 prill do të ketë përkohësisht ndërprerje të qarkullit të veturave në disa segmente rrugore.

Kjo për të mundësuar qarkullimin e lirë të delegacioneve të ndryshme të cilat do jenë në Kosovë për marrë pjesë në edicioni i dytë i Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Republikën e Kosovës, e cila organizohet nga presidentja Vjosa Osmani.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të delegacioneve sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojnë personalitetet/delegacionet e ftuara) , ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në komunikatën e PK-së. Në këtë edicion do të marrin pjesë liderë e personalitete nga vendet e ndryshme.