8.8 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Diplomati i shkarkuar nga Gërvalla publikon një artikull të gazetës “Bujku”, thotë se familjarë të njerëzve të Kurtit i pranuan masat e dhunshme

- Advertisement -

Ish-diplomati Blerim Canaj, i cili me profesion është studiues i historisë bashkëkohore, ka postuar një status në profilin e tij, ku citon një artikull të gazetës së atëhershme „Bujku“, në të cilin përmenden emrat e profesorëve që në vitet e 90-ta kishin pranuar masat e dhunshme serbe dhe i kishin përkrahur ato.

Statusi duket të jetë provokues, pasi aty thuhet se janë edhe emrat e paraardhësve të personave me role kyçe në kabinetin qeveritar të kryeministrit Kurti, të cilët kishin pranuar apo përkrahur masat e dhunshme të Millosheviqit.

Në mesin e tyre përmend emri i babait të Zëvendësministrit të Arsimit, Dukagjin Pupovci, Syrja Pupovci, pastaj emri i babit të ish-këshilltarit të Kurtit, Erzenit Vraniqi.

Ky është postimi i tij i ish-diplomatit Canaj:

Në vitet e 199’0ta, derisa shqiptarët po rezistonin në forma të ndryshme kundër dhunës dhe represionit serb, ata u larguan dhunshëm nga të gjitha institucionet shtetërore e edhe nga universiteti.

Por, derisa kolegët e tjerë shqiptarë si dhe studentët e tyre ishin përzënë nga universiteti dhe me këtë ishte ndaluar mësimi shqip, ishte një numër i mësimdhënësve universitarë shqiptarë të cilët kishin treguar lojalitetin dhe përkrahjen e serbizimit të Kosovës dhe kishin pranuar dhe përkrahur masat e dhunshme të Millosheviqit dhe vazhduan të ligjëronin për studentët serb në serbisht.

Sipas të përditshmes Bujku, në mbledhjen e kuvendit të Universitetit të Prishtinës, si lojal të mbetur të Serbisë dhe përkrahës të politikës antishqiptare të Millosheviqit ishin identifikuar 26 profesorë:

Nga Fakulteti Juridik, masat e dhunshme serbe dhe lojalitetin kundrejt Serbisë e kishte pranuar anëtari i ASHAK Syrja Pupovci si dhe mësimdhënësit e tjerë të këtij fakulteti, Habib Hashani, Azem Hajdini, Alajdin Alishani dhe Hamdi Vraniqi. Më tutje, nga Fakulteti i Bujqësisë përmenden Mustafë Dauti, Gani Muhaxheri, Fatime Shala, Istref Kelmendi, pastaj edhe Binak Maxharaj, Isak Mustafa e Kabil Merovci nga Fakulteti Ekonomik si dhe Sadik Berisha, Shukrane Pinduku, Hilmi Hashani nga Fakulteti Filologjik por edhe Emin Pllana dhe Ismet Dermaku nga Fakulteti Filozofik. Në Fakultetin Teknik, përkatësisht në drejtimin e elektroteknikës masat e dhunshme serbe i kishte pranuar Mehmet Bula dhe Nevzat Selimi. Në Fakultetin e Makinerisë, përkrahjen dhe lojalitetin per Serbinë e kishte nënshkruar Faruk Belegu, përderisa nga Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës ishin Ismail Gubetini, Bujar Emra e Ismet Sejdiu.Në Shkollën e Lartë Pedagogjike masat e dhunshme i kishte pranuar
Abdurrahman Turbetari e në Shkollën e Lartë Teknike në Mitrovicë Adem Peci.
(Burimi: Mbledhja e kuvendit të Universitetit të Prishtinës. Të eliminohen dobësitë rreth çështjes së kuadrit mësimor. Në: Bujku. E mërkurë, 13 janar 1993. f.3.)

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit