Rozë

Diola Dosti doktoron, Erolldi bën dedikim special: Jam jashtëzakonisht krenar për ty

By GAZETA SCANNER 1

June 11, 2024

Diola Dosti dhe Erolld Belegu po shijojnë romancën e tyre.

Çifti simpatik po kujdeset që të bëjë dedikime të ëmbla ndaj njëri-tjetrit.

E ditën e sotme paskan një arsye të madhe për të uruar e festuar.

Diola ka doktoruar në Nutricion dhe për këtë fakt Belegu është shprehur tejet i lumtur.

“Për të dashurën time: Urime për mbrojtjen e doktoraturës në Nutricion ! Të bëhesh e para me doktoraturë në nutricion në Kosovë dhe Shqipëri, pasi ke përfunduar tre fakultete dhe një MSc, është një dëshmi e shkëlqimit dhe përkushtimit tënd. Hulumtimi yt revolucionar mbi ‘Intolerancën Ushqimore në Spektrin e Çrregullimeve të Autizmit (ASD)’ tregon ekspertizën dhe pasionin tënd. Je më e mira në fushën tënde dhe jam jashtëzakonisht krenar për ty dhe arritjet tuaja të jashtëzakonshme!””, shkroi ai.