Sport

Diogo Jota bën heroin, Liverpool mposht Crystal Palace

By GAZETA SCANNER 1

October 05, 2024

Liverpool ka shënuar fitore të vështirë në udhëtim te Crystal Palace.

“Reds” fituan me rezultat 0:1, sfidë që ishte e hapur nga minuta e parë.

Palace në fakt shënoi pas vetëm 20 sekondave, por që goli iu anulua shkaku i pozitës jashtë loje.

Pas kësaj Liverpooli ishte më kërkues, duke gjetur golin me anë të Diogo Jotas, i cili mori asistim nga Gakpo (9′).

Liverpool mund të shënonte edhe disa gola, sidoqoftë Jota e Salah nuk ia dolën t’i finalizonin.

Palace në anën tjetër mund të barazonte në fund përmes Eze, por Alisson bëri një super pritje.

Kësisoj Liverpool vazhdon si lider me 18 pikë derisa Palace renditet në pozitën e 17-të me tre sosh.