Kuriozitete

Dinosaurët jetonin miliona vjet më herët seç mendohej

By GAZETA SCANNER 1

June 07, 2023

Një ekip ekspertësh në Argjentinë konstatoi se dinosaurët gjigantë kanë jetuar në Tokë rreth 25 milionë vjet më parë sesa që është menduar fillimisht.

Përfundimet e publikuara në revistën “Nature Ecology & Evolution” thonë se ekskavatorët zbuluan eshtrat e specieve 200-milionvjeçare, me emrin Ingenia prima.

Këto speice kanë qenë rreth trefishi i madhësisë së dinosaurëve më të mëdhenj të epokës, Triasik.

Ato janë zbuluar në provincën San Juan, 1,100 kilometra në perëndim të kryeqytetit të Argjentinës, Buenos Aires.

Ekskavatorët gjetën rruza nga qafa dhe bishti, si dhe kocka të këmbëve.

Më parë është menduar se gjigantizmi është zhvilluar gjatë periudhës Jurassic, rreth 180 milionë vjet më parë.

Por, bashkautori i studimit, Ricardo Martinez, tha se beson se Ingenia prima daton ndoshta 205 milionë vjet më parë.