Sport

Dinamo Zagrebi e zyrtarizon Cannavaron

By GAZETA SCANNER

December 29, 2024

Fabio Cannavaro është zyrtarizuar si trajneri më i ri i Dinamo Zagrebit.

Legjenda italiane do të zëvendësojë Nenad Bjelica, i cili u shkarkua gjatë ditës së sotme.

Cannavaro do të marrë në duar ekipin nga data 3 janar, njofton Dinamo Zagreb.

Fituesi i “Topit të Artë” të vitit 2006 së fundmi kishte qenë në krye të Udineses, nga prilli i këtij viti deri më qershor, duke i shpëtuar nga rënia prej ligës.

Më herët në karrierën e tij, Cannavaro kishte udhëhequr edhe Beneventon, GZ Evergranden dhe Al-Nassr, derisa kishte qenë edhe trajner i përkohshëm i kombëtares së Kinës.

Dinamo Zagrebi në anën tjetër, është i treti në tabelë me 29 pikë, shtatë më pak se Hajduk Spliti i Gattusos dhe Rijeka që zë vendin e parë.