Lajme

Dimiq: Serbët nuk duhet t’i frikësohen hapjes së urës mbi Ibër

By GAZETA SCANNER 1

July 19, 2024

Politikani dhe gazetari serb, Radomir Dimiq, ka komentuar propozimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e urës që ndan shqiptarët dhe serbët në Mitrovicë.

Në emër të Perspektivës Multietnike Evropiane të Kosovës, Dimiq ka përkrahur dhe përshëndetur qëllimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e Urës mbi Ibër në Mitrovicë. “Është mençuri dhe politikë racionale e kryeministrit të Kosovës që t’i njoftojë ambasadorët e QUINT-it dhe u ka dhënë kohë të mendojnë për këtë”.

“Me të vërtetë ka qenë koha që të shfuqizohet ky vendim, meqë ishte ndarë populli serb dhe ai shqiptar nga Mitrovica Veriore dhe ajo Jugore. Këtë e ka bërë regjimi monstruoz i Millosheviqit, me politikën e të cilit është vazhduar dhe po vazhdohet. Qëllimi i urës është të na bashkojë me njëri-tjetrin, afërsi që bashkon dhe integron njerëzit, të lëvizim dhe të mësojmë të shikojmë drejt të ardhmes. Në këtë kuptim lira e lëvizjes, qarkullimi i njerëzve dhe kapitalit është i paprekshëm. Mitrovica duhet të mbetet një e tërë siç ishte dhe askush nuk ka të drejtë ta shkatërrojë dhe t’u shkaktojë dëm qytetarëve të saj, të cilët dëshirojnë të bashkëjetojnë dhe të bashkëpunojnë”, theksohet në reagim.

“Hapja e urës është e nevojshme për mitrovicasit. Serbët nuk kanë nevojë të frikësohen, të kenë ankth dhe nuk duhet të dorëzohen para ndikimit dhe propagandës së Beogradit, sepse duhet të nxitojmë para dhe kurrë në mazokizëm”, përfundon reagimi i kryetarit të Perspektivës Multietnike Evropiane të Kosovës, Radomir Dimiq.