Lajme

Dimal Basha, opozitës: Shumë keq po dilni

By GAZETA SCANNER 1

March 03, 2023

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka komentuar debatin në lidhje me shefen e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ku gjatë ditës u fol për historikun e koalicioneve ku ka marrë pjesë.

“Jeni marrë gjysën e debatit tu e shajtë Mimozën, jeni tu i ofendu votuesit,”- ka thënë Basha.

Ai më tej ka kritikuar deputetët e opozitës që kryeministri është thirrur në këto orë të vona për të raportuar, ndërsa ka shtuar se opozita duhej të thirrte seancë të jashtëzakonshme për çështjen.

“Pse s’keni thirrë seancë të jashtëzakonshme, unë ua kisha dhënë nënshkrimin,”- ka thënë ai.

Ndërsa ka vazhduar kritikat, duke i thënë opozitës se po i japin më shumë rëndësi dialogut se zhvillimit ekonomik, ai ka thënë se do t’i merrte seriozisht vërejtjet e tyre, nëse do të shkonin në takim me kryeministrin, kohën kur janë thirrur për ta diskutuar planin.

“Pse s’keni shku në takim kur jeni thirrur nga kryeministri për planin. Thoni që keni shqetësime për disa pika, do iu merrja seriozisht sikur ju t’i merrnit seriozisht referendumin e zgjedhjet e Serbisë,”- ka vazhduar ai.

Duke komentuar në veçanti marrëveshjen e arritur në Bruksel, Basha është shprehur duke thënë se:

“Zajednica u kanë ok atëherë, e tash që Serbia na njeh simbolet, na njeh si fqinj, ju duket e keqe”.

Ai ka kërkuar nga deputetët që të dalin e të thonë se kanë qenë gabim për marrëveshjen e nënshkruar atëkohë, ndërsa në veçanti ka kërkuar nga LDK, të tregojë nëse është pro ose kundër Zajednicës.